Kusari-Lila thotë se nuk i ka ofenduar deputetët e PDK-së

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 14:37 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimioza Kusari-Lila, tha se nuk i ka ofenduar deputetët e PDK-së në mbledhjen e Kryesisë, por vetëm ka kërkuar nga ata që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur, raporton Ekonomia Online.

“Seanca e radhës mbahet më 20 maj. Gjatë diskutimit të sotëm në raport me seancën e kaluar kam kërkuar nga deputet e PDK-së që të kenë kujdes me gjuhën. Kjo bëri që përfaqësuesit e PDK-së të dalin nga  mbledhja”.

“Ne përkundër dallimeve politikë nuk duhet të rrëshqasim në cenim të integritetit të secilit  prej neve në vendin e punës. Konsideroj që me ose pa mikrofon gjuha e deputeteve duhet të jetë komfort standardeve”.

Po ashtu, ajo njoftoi që është proceduar Ligji për automjete që synon heqjen e monopolit për automjete.

PDK e lëshoi mbledhjen e Kryesisë, ku më pas shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, akuzoi Kusari-Lilën se i ka ofenduar deputetët e kësa parti.

LEXO EDHE:

Të ngjashme