Kusari-Lila: Do t’i largoj reklamat e Haradinajt në Gjakovë

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 10:06 | Nga

Reklamat e Ramush Haradinajt do të hiqen nga Komuna e Gjakovës, kjo sepse sipas kryetares së kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila, ato janë vendosur pa leje.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh kryetare e Alternativës, që në këto zgjedhje garon bashkë në koalicionin me LDK-në dhe AKR-në, në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se do t’i largojë reklamat e kandidatit nga koalicioni kundërshtues PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj të vendosura në Gjakovë.

Kusari-Lila ka thënë se ato janë vendosur pa leje në urbanizmin e komunës me të cilën ajo udhëheq.

Sipas saj, kjo tregon një papërgjegjësi nga ana e tyre duke e përdorur tutje si shembull se çfarë qeverisje e keqe do ishte nga koalicioni rival i tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme