Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar s’e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit, po bëhet për shkak të pakënaqësive ndër vite.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se është e drejtë e tyre të protestojnë.

Ajo poashtu tha se veteranët që kanë luftuar nuk e dëmtojnë vendin e vet e as ndërtesën e Kuvendit.

“E drejta për të protestuar është e drejt demokratike dhe legjitime. Pakënaqësitë ndër vite po e gjejnë hapësirën tash për t’u shfaqur përkundër gjithë angazhimit të Qeverisë. Secili veteran që ka luftuar dhe përpiqet për vendin e vet nuk e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit, e as t’I shkaktoj dëm dikujt tjetër. Ne jemi njerëz dhe me dialog do të arrijmë të zgjidhja. E kemi një deformimet në listat e veteranëve e cila është konsideruar që duhet të trajtohet me seriozitet dhe gjithë veteranët e meritojnë trajtimin shumë më dinjitoz se që e kanë pasur deri më tani”, tha ajo,

Lexo më shumë:

Të ngjashme