Kusari-Lila: Viti i parë i Qeverisë u karakterizua me rritje ekonomike e luftim të krimit e korrupsionit

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 13:03 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka përmendur të arriturat e Qeverisë Kurti në vitin e parë të mandatit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se viti i parë është karakterizuar me rritjen e ekonomisë dhe sukses në rend e ligj.

Ajo tha se është hera e parë që një qeveri ka luftuar në mënyrë sistematike krimin e organizuar.

“Nesër bëhet një vit që prej ne kemi marr mandatin. Ka qenë një vit dinamik që karakterizohet me efektet e pandemisë. Vit që ka shënuar progres në rritjen ekonomike. Vit i cili ka hap mundësi të reja për vitin që jemi dhe që vjen. Ka pasur një mori të agjencive që ka pasur pa borde. Në aspektin legjislativ, 109 projektligje i janë proceduar kuvendit për miratim”.

“Është një Qeveri që ka pas fokus të veçantë në avancimin e barazisë gjinore për vetë faktin që kemi 5 ministre. Ka pas sukses të jashtëzakonshëm në rend dhe ligj. Është hera e parë që një qeveri në mënyrë sistematike ka luftuar krimin e organizuar. Në një kohë tepër të ndjeshme Qeveria Kurti ka treguar stabilitetin në qeverisjen e saj. Kushdo që synon dhe kritikon duhet të marr pasqyrën dhe të shoh veprimet e veta që ka pasur por edhe sjelljen. Jemi duke u ballafaquar me akumulim të pakënaqësive me dekada. E njëjta është diskutimi për pagën minimale. E dyta në tersi për sektorin publik. E treta për rritjen e çmimeve në sektorin energjetik. Prandaj nuk mundet me u kërku zgjedhje brenda vitit për problemet me dekada. Gjithashtu mbetet një sfidë edhe reforma e thellë në administratën publike e cila paralel do të shkojë me çështjen e pagave”.

Në fund, shefja e deputetëve të VV-së tha se nuk do ta mbështesin projektligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e parave nga Trusti.

“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë, për arsye se vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare kur ata përfundojnë kontributin për fondin pensional”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Të ngjashme