Kush qëndron më shumë se 1 orë e gjysmë jashtë, dënohet deri në 2000 euro, s’ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia tha se nuk ka nevoje për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

“Për momentin nuk ka asnjë nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në terminologjinë se si definohet ajo”, tha Vitia.

“Prej momentit që është shpallë situata e emergjencës në kuptimin e shëndetit publik ne jemi tashmë jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Për çdo ditë kemi luftuar dhe jemi munduar që të marrim masa konform situatës edhe rekomandimeve epidemiologjike që na kanë ardhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Deri më tani nuk është shfrytëzuar as një pjesë e kapaciteteve por në anën tjetër nuk ka asnjë nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme sidomos kur e dijmë tani aktiviteti i policisë edhe i personelit shëndetësor janë duke e kryer punën jo vetëm me përkushtimin më të madh por janë në kapacitetet e duhura edhe duke u ofruar ndihmë qytetarëve të Republikës”, shpjegoi ai.

Ministria e Shëndetësisë sonte ka prezantuar masat e reja rigoroze me qëllim kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Aktualisht në Kosovë 362 raste janë konfirmuar pozitive në koronavirus, 59 persona janë shëruar dhe 7 kanë humbur jetën.

Të ngjashme