Kushtetuesja mund ta zgjidh krizën (Video)

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 11:25 | Nga

Pavarësisht tentativave dhe flirteve të vazhdueshme mes partive politike për të krijuar institucionet shtetërore një gjë e tillë nuk po bëhet as pas gjashtë seancave tentative për të zgjedhur kryeparlamentarin.

Mos krijimi i numrave të nevojshëm për krijimin e institucioneve, edhe pas tre muajve që nga kur janë mbajtur zgjedhjet, po e dërgon vendin drejt një krize politike.
Sipas analistëve tashmë është e domosdoshme të kërkohet një mendim juridik nga Gjykata Kushtetuese për të dalë nga kjo krizë.

Analisti Imer Mushkolaj thotë  se është totalisht e papranueshme që vendi të shkojë dhe në një palë zgjedhje të reja.

Ai theksoi se pa ndryshimet e domosdoshme në kushtetutë dhe ligjin zgjedhor, vendi sërish do të jetë në një situatë të tillë pasi sistemi zgjedhor nuk prodhon fitues absolut.

Analisti Fadil Lepaja bën të ditur se tashmë politikën nuk po e udhëheq koalicioni PAN, por koalicioni LAA e kryesisht AKR-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme