Kushtetuta: Jo qeveri në detyrë, por në dorëheqje

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Më 25 mars kaloi në Kuvendin e Kosovës mocioni i iniciuar nga LDK-ja për votëbesimin ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Që nga ajo ditë shumica kësaj qeverie iu kanë referuar si qeveri në detyrë, por Kushtetuta ka tjetër shpjegim.

Neni 100 i Kushtetutës së Kosovës sqaron procedurat e mocionit, edhe pjesën kur një mocion është i suksesshëm, siç ishte ai kundër qeverisë Kurti.

“Nëse mocioni i mosbesimit votohet për qeverinë në tërësi, qeveria konsiderohet në dorëheqje”, thuhet në pikën 6 të nenit 100 të Kushtetutës së Kosovës.

Këtë qeveri në dorëheqje, Albin Kurti, në një shënim të publikuar dje në “Facebook”, i cili ka marrë rreth 80 000 pëlqime, e ka quajtur “qeveri në detyrë”.

Të ngjashme