Kuvajti thellon bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:26 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim.

Ministri Reçica, falënderoi ambasadorin për vizitën e tij bërë institucioneve të Kosovës dhe MPMS-së në veçanti. Ai gjithashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar, nga shteti i Kuvajtit, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.

Ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, e uroi Ministrin për përgjegjësitë e marra, si dhe Qeverinë e re.

Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi Al-Jassim për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë me dikasterin që ai mbulon, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Kuvajti. Reçica e informoi për programin e Qeverisë së Kosovës me fokus zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve.

Al-Jassim, shprehu gatishmërinë e tij dhe shtetit të Kuvajtit, për të ndihmuar Kosovën në këtë drejtim dhe u zotua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Reçica dhe  Al Jassim erdhën në konkludim se ky takim është një pikënisje e mirë për hapat që do të ndërmerrën në të ardhmen, për krijimin e urave të bashkëpunimit Kuvajt- Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme