Kuvendarët shqiptarë të veriut konsultohen me ministrin Shala, do ta votojnë marrëveshjen (Foto)

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 14:32 | Nga

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme, pas kërkesës së kuvendarit Bashkim Cimili për një pauzë.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit, aktualisht kuvendarët shqiptarë të Mitrovicës së Veriut po konsultohen me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, për të marrë garanci nga ai se marrëveshja e arritur nuk dëmton projektin bazë të revitalizmit të urës dhe nuk cenon interesat e qytetarëve shqiptarë atje.

Telegrafi merr vesh që asamblistët shqiptarë, pas konsultave të bëra me ministrin, do të votojnë pro kësaj marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme