Kuvendi me 62 vota kalon në parim Buxhetin 2018

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 15:24 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës me 62 vota të deputetëve të pozitës ka votuar në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Nga 91 deputetët sa ishin të pranishëm në sallë, votuan 64, nga të cilët vetëm dy abstenuan.

Deputetët e LDK-së dhe VV-së nuk morën pjesë në votim.

Ish-avokati i Popullit, tani deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të bëjë thirrje për lirimin e “të burgosurve politikë” të VV-së.

Të ngjashme