Kuvendi debaton 15 projektligje, nuk ka kuorum t’i votojë

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 18:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka diskutuar sot rreth 20 pika të rendit të ditë, përfshirë 15 projektligje që lidhen me Agjendën Evropiane të Reformave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte paralajmëruar se të gjitha pikat e rendit të ditë do të votoheshin përnjëherësh, pas debatit. Por, në fund, nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Veseli bëri të ditur se për vazhdimin e kësaj seanca do të njoftohen pas mbledhjes së kryesisë.

Me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli ka vendosur ndërprerjen e të gjitha udhëtimeve të deputetëve jashtë vendit.

Të ngjashme