Kuvendi debaton për Telekomin

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës po zhvillon debat parlamentar në seancën plenare për situatën financiare të Telekomit dhe debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, i ka ftuar deputetët që të ndihmojnë për të dalë nga situata e krijuar në Telekom, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi parë disa mundësi që ju si Kuvend të na ndihmoni për të gjetur mënyrën për të dalë si Qeveri prej kësaj situate. E para është mundësia e marrëveshjes për shlyerjen e detyrimeve, e dyta me dhënë subvencione Telekomit për të kryer borxhin. Të huazohen mjete nga Qeveria në llogari të Telekomit, mirëpo këto mjete të kthehen në një periudhë të caktuar. Si mundësi t’i jepet kredi afatgjate Telekomit në kuadër të masave të pandemisë si dhe të shikohet mundësia e privatizimit të pjesshëm të Telekomit”

Të ngjashme