Kuvendi hedh poshtë kërkesën e VV-së për seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 11:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëm 26 deputetë kanë votuar pro kërkesës së VV-së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin Dehari.

Grupet Parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, kanë kundërshtuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Shefat e Grupeve Parlamentare të partive në pushtet, kanë thënë se nuk ka asnjë arsye që të mbahet seancë për vdekjen e aktivistit të VV-së, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, AAK dhe Nisma, kanë përkrahur kërkesën e VV-së.

Pas votimit kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme, do të mbahet në qoftë se mblidhen 40 nënshkrime, në mënyrë që të mos manipulohet me rastin.

Veseli: Dikush po frikësohet nga e vërteta për rastin Dehari

Kryeparlamentari Veseli, ka reaguar pas kërkesës së shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjofca, për seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e aktivistit të tyre, Astrit Dehari.

Ai ka thënë se nëse janë të gatshëm për të biseduar për çdo gjë, edhe për motivet nxitëse që e kanë shtyrë të bëjë vetëvrasje, jo vetëm Astritin, por edhe për vëllain e tij, Arbnorin, për sistemin e drejtësisë, për sjelljen e të gjithëve, sepse po manipulohet shumë me këtë rast.

Veseli ka thënë se dikush po frikësohet nga e vërteta, por kësaj çështjeje do t’i shkojnë deri në fund, në mënyrë që askush të mos mund të manipulojë me qytetarët.

“Nëse mblidhen 40 nënshkrime, më 14 dhjetor, Grupi Parlamentar i PDK-së do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për rastin Dehari, në mënyrë qatë dihet e vërteta, cilado qoftë ajo”, ka thënë Veseli.

Në të njëjtën kohë, Veseli ka thënë se duhet të dihet pse sistemi i drejtësisë mban në burg një njeri, ndërkohë për të njëjtën akuzë, pra si të dyshuar për terrorizëm, i lë jashtë tre të tjerë.

“Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se dikush gjithashtu duhet të jap përgjegjësi edhe për masat mbrojtëse për të akuzuarit, cilat kanë qenë ato.

Veseli ka thënë se duhet t’u shkohet deri në fund hetimeve dhe të mos manipulohet për ta dëmtuar Kosovën.

Të ngjashme