Kuvendi i Kosovës dështon t’i ratifikojë 5 marrëveshje që do t’i sillnin vendit miliona euro

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare të parapara për t’u vetuar sot, e që pritej t’i sillnin vendit me miliona euro.


Kjo për shkak se dy partitë opozitare, VV dhe PDK nuk votuan fare, duke pamundësuar shmangien proceduriale për këto projektligje.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci gjatë seancës tha se vota e dy të tretave të deputetëve nuk mund të procedohet tutje për pikat tjera të rendit të ditës.

“Për të vazhduar me pikat e tjera duhet vazhduar me të njëjtën procedurë votimit për shmangien nga rregullorja. Duhet të bërë me 2 e të pranishmëve të deputetëve”, tha ajo, përcjell Gazeta Metro.

Ndryshe, marrëveshjet që është dashur të miratoheshin sot janë; shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Fiskalis 2020.

Të ngjashme