Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish këtë të premte për të mbajtur dy seanca plenare.

E para do të jetë vazhdim ku do të votohet për pikat e mbetura nga seanca e fundit dhe e cila do të nisë në orën 11:00.

Një orë pas është paraparë që të nisë seanca e dytë, ku do të shqyrtohet në lexim të parë projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Të ngjashme