Kuvendi i Kosovës mban seancë nga ora 10:00, mbyll sesionin pranveror

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nga ora 10:00 do të vazhdojë pikat e mbetura të seancës së kaluar, ku edhe do të mbyll sesionin pranveror.

Një ndër to është formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Njoftimi i Kuvendit:

Rendi i ditës

Votimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare,

Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A,

Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

Të ngjashme