Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus, raporton Ekonomia Online.
Rezolutën e ka lexuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Rezoluta është votuar me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Lista Serbe e ka lëshuar sallën para votimit.
Poashtu shprehet kërkesa e Kuvendit ndaj qeverisë për gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. Në tekstin e rezolutës poashtu thuhet se Serbia s’është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovë dhe në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht, duke aluduar në eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshëm, te paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federates Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”, thuhet në pikën e parë të Rezolutës së Kuvendit.
Teksti i plotë i Rezolutës:
Nisur nga gjendja e krijuar ne Ukraine, ku kontinenti evropian po perballet me situate to paprecedent qe nga Lufta e Dyte Boterore;
Duke e pasur parasysh se sulmi i Federates Ruse ndaj Ukraines eshte kercenim per sigurine e illumines dhe popullit te saj, por dhe kercenim ndaj vlerave demokratike, sigurise ne Evrope dhe pages ne bote;
Duke njohur vuajtjet e sakrificat e luftes, i japim mbeshtetje te plote popullit te Ulcraines, institucioneve demokratike te cilet po mbrojne atdheun, paqen e lirine si Nil era universale, duke luftuar e duke u mbrojtur nga sulmi pushtues i Federates Ruse, i nisur me 24 shkurt 2022 dhe i paraprire me aneksimin e dhunshem dhe arbitrar te Krimese dhe rajoneve te Donbaskut prej vitit 2014;
Duke ritheksuar shqetesimin e larte per ndikimin dhe nderhyrjen e Federates Ruse ne vendet e Ballkanit perendimor permes Serbise, Republikes Serbe ne Bosnje e Hercegovine dhe manifestimet e saj obstruksioniste si perpjekja e deshtuar per grushtin e shtetit ne Mal te Zi, perpjekjet e ngjashme ne Maqedonine e Veriut, deri tek perfshirja e ambasadorit te Federates Ruse si kercenim i bashkrenduar me Presidentin e Serbise ne inspektimin ushtarak te Forcave Serbe ne kufirin me Kosoven gjate shtatorit 2021;
Duke theksuar se ceshtja e Kosoves ne Jugosllavi dhe nderhyrja humanitare e NATO-s ne Kosove per to ndalur aparatin shteteror te ish-Jugosllavise dhe Serbise nuk ka asnje ngjashmeri me Ukrainen e sotme dhe institucionet e saj legjitime. Nderhyrja humanitare e NATO-s kishte per qellim ndalimin e spastrimit etnik te Kosoves dhe shpetimin nga gjenocidi i shkaktuar nga agresioni i Serbise, qe deboi 1 milion shqiptare, vrau mbi 12.000 civile, ne mesin e tyre mbi 1300 femije, kreu me shume se 400 masakra, dhimoi rreth 20.000 gra dhe vajza, dogji qindra mijera shtepi, shkaterroi pasurine, monurnentet kulturore, fetare e historike, si dhe plackiti artefaktet. Kur Aleanca me e madhe e shteteve e prire nga NATO nderhyri ne Kosove ne vitin 1999, ajo e b&i ket6 pas dekadave to diskriminimit e shtypjes te drejtuara nga Serbia, dhunes sistematike dhe spastrimit etnik te vazhdueshem.
Rruga e Kosoves drejt pavaresise u cel pas viteve te spastrimit etnik, burgosjeve e vrasjeve mbi baza etnike dhe abuzimeve masive te to drejtave te njeriut. Ndersa ligjshmeria dhe legjitimimi
derkombetar i pavaresise se Kosoves shpalluar me 17 shkurt 2008 eshte vertetuar edhe nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise me vendimin e marre ne vitin 2010. Kuvendi i Kosoves perkujton se shteti i Serbise asnjehere nuk eshte distancuar nga krimet dhe gjenocidi ne Kosove, si dhe ende heziton te nxjerre para drejtesise kriminelet e luftes. NC vend se Serbia te ishte e denuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padreitesisht. Duke mane parasysh vullnetin e forte te popullit te Kosoves dhe konsensusin politik e shoqdror per integrim euro-atlantik te Kosoves; NE funksion te ruajtjes se pages dhe sigurise ne Ballkanin Perendimor; Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 te Kushtetutes se Kosoves, dhe nenit 6, paragrafi 1, to Rregullores te Kuvendit, me propozimin e grupeve parlamentare nenshkruese, miraton kete:
REZOLUTE
LEXO EDHE: