Kuvendi i Kosovës sot mban seancë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare nga ora 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë, transmeton Klan Kosova.

Pikat e rendi të ditës janë këto:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
3. Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
4. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,
5. Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme