Kuvendi i LDK-së zgjedh Isa Mustafën kryetar me aklamacion

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 11:04 | Nga Kastriot Kokollari

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën edhe për një mandat kryetar, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka marrë besimin e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr me këtë parti.

Fatmir Sejdiu, i cili nuk është pjesë e marrëveshjes për konsensus, kishte konfirmuar se do t’i rreket garës për ta marrë edhe një herë drejtimin e LDK-së.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi sot në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së kur edhe zyrtarizohen kandidaturat për të parin e partisë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme