Kuvendi, jofunksional

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 10:25 | Nga

Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi e deri më tash ka arritur të miratojë vetëm pesë ligje, prej të cilave tri marrëveshje ndërkombëtare me karakter financiar dhe dy projektligje që janë plotësim-ndryshim i Ligjit për Buxhetin e vitit të kaluar, si dhe buxheti për vitin 2018.

Përveç opozitës, të cilët thonë se Kuvendi nuk ka punuar sa duhet, një gjë të tillë e kanë pohuar edhe deputetë të pozitës të cilët kanë deklaruar se miratimi i vetëm pesë ligjeve nuk është i mjaftueshëm.

Ata kanë akuzuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin për thirrjen e vetëm një numri të vogël të seancave, pasi ka shumë çështje e ligje që duhen miratuar.

Të ngjashme