Kuvendi Komunal i Prishtinës pezullon vendimin për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 11:59 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 43 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, pezullohet vendimi i Komunës së Prishtinës për dhënien e kiosqeve, deri në harmonizimin e kritereve, raporton Ekonomia Online.

Agim Gashi, asamblist i LDK-së tha se kriteret duhet që të jenë të përballueshme për qytetarët.

“Kërkojmë mos me blloku procesin dhe të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kërkojmë që të pezullohet procesi deri në vendimin e ardhshëm për përpunimin e kritereve përballuese për qytetarët”.

Me moton “Me kioska tona mbajmë familjen”, “Jo ankandi i dhënë para se me dal në shpallje”, punëtoret e kiosqeve ne Prishtinë, kanë protestuar për të dytën herë para Komunës së Prishtinës.

Arsyeja e kësaj proteste është ankandi që është shpallur nga Komuna e Prishtinës për dhënien e 36 kiosqeve.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës.

Të ngjashme