Kuvendi konfirmon seancën e jashtëzakonshme për nesër

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se nesër  në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Kjo seancë vjen pas kërkesës që kryeministri i Kosovës i ka bërë kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

“Rendi i ditës 1. Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të ngjashme