Kuvendi konstituohet sot, Qeveria votohet të shtunën

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 13:36 | Nga

Zëdhënësi i AKR-së, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kuvendi konstituohet sot e qeveria votohet të shtunën, raporton Ekonomia Online.

Sipas Zyberajt, votimi i qeverisë ishte paraparë të bëhej të premten, por mungesa e disa deputetëve të koalicionit që të jenë jashtë shtetit shtyn votimin e qeverise për të shtunën.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Qeveria votohet te shtunen pasdite.

Kuvendi konstituohet sot.
Megjithese ishte prapare te premten, mungesa e disa deputeteve te koalicionit dhe obligimet qe te jene jasht vendit shtyn votimin e qeverise per te shtunen.
Informate per te evituar spekulimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme