Kuvendi mban dy seanca, Kusari-Lila arsyeton mospërmbushjen e agjendës, “Open Ballkan” e quan pengesë

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 16:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se këtë javë mbahen për dy seanca të enjten dhe të premten, raporton Ekonomia Online

Të enjten Kuvendi do të mblidhet për të votuar Ligjin për Inspektimet, teksa të premten do të ketë seancë të re të Kuvendit, e që sipas saj, janë në rend dite 37 projektligje.

“Seanca e re e Kuvendit do të mbahet të premten me 24 dhjetor, përderisa për ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi inspektimet, ligj kështu që u dakorduam me mocion procedural që të kalojë në procedurë të shpejtë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kur foli për përmbushjen e agjendës së Kuvendit ajo u arsyetua me mbajtjen e zgjedhjeve lokale e një varg çështjesh të tjera, duke e quajtur planin si ambicioz.

“Agjenda legjislative ka qenë ma ambicioze. Kuvendi ka filluar të funksionojë pas zgjedhjes së presidentes. Pastaj e kemi pasur procesin e zgjedhjeve lokale”.

“Kemi një mori projektligjesh dhe sapo janë miratuar e do të miratohet edhe të tjera. Projektligjet shkojnë me një procedure të thjeshtë”. 

Iniciativën rajonale ku nuk po merr pjesë Kosova e quajtur “Open Ballkan”, ajo po e konsideron pengesë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë, raporton EO.

“’Open Ballkan’, Kosovës i referohet si shtet i dialogut. Bashkëpunimet po mundohen t’i mbulojnë me faktin se nuk janë të tjerët”.

“Kosova do të mbetet peng i diskutimeve për dialog ku ‘Open Ballkan’ paraqet pengesa. Ka qenë çështja e targave, diplomave dhe nuk është korrektë të kërkohet nga Kosova që të jetë pjesë e ‘Open Ballkan’. Kosova ka nevojë të trajtohet e barabartë”.

Të ngjashme