Kuvendi mban nesër seancë, në rend dite 14 pika

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 15:39 | Nga

Kuvendi i Kosovës mban të mërkurën vazhdimin e seancës plenare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun, në rend dite janë 14 pika nga seanca e papërfunduar e 17 majit 2018:

1. Votimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,

2. Votimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,

3. Votimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,

4. Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,

7. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

8. Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

9. Propozim-rezoluta për heqjen e Romingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,

10. Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë,

11. Debat parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,

12. Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,

13. Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbërt, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,

14. Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme