Kuvendi mban seanca më 2 dhe 3 tetor, interpelancë për Rikalon

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 21:24 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të enjten në mbrëmje, ka vendosur që të thërrasë për datën 2 tetor vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, ku do të debatohet për Programin e Qeverisë Haradinaj; ndërsa më 3 tetor do të mbahet seanca e re.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha pas mbledhjes për gazetarët, se “në një atmosferë shumë kolegiale” kanë vendosur që vazhdimi i seancës të jetë me datën 2 tetor. “Dhe do të kemi seancë të re më 3 tetor”.

Ai shpjegoi se në fillim të javës, të hënën, do të mbahet vazhdimi i seancës “së jashtëzakonshme” që ishte thirrur nga opozita për të debatuar për parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Pas përfundimit të kësaj seance, në po të njëjtën ditë, pritet të mbahet një seancë e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.

Kurse, në seancën e së martës është interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth akuzave publike për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, për të cilin ka pasur akuza publike se gjatë luftës ka keqtrajtuar shqiptarë.

Kryeparlamentari Veseli tha se vonesat për seanca i ka shkaktuar mossjellja në Kryesi të Kuvendit e emrave nga grupet parlamentare për komisionet parlamentare.

Në mbledhjen e sotme, pas një diskutimi midis përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi t’i propozojë Kuvendit që të gjitha komisionet parlamentare të kenë nga 11 anëtarë. ​

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ja rendi i ditës (Dokument)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në orët e mbrëmjes me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në rend dite është propozim-vendimi për formimin e grupeve parlamentare, caktimi i datës për seancën e jashtëzakonshme dhe përgatitjet për seancën e re, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e pikave që pritet të përfshihen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës është dhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, me kërkesë të GP të LDK-së, rreth akuzave publike për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Mbledhja është kryesuar në fillim nga nënkryetari Xhavit Haliti; më pas ka ardhur dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Të ngjashme