Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme në ora 15:00

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit e ka miratuar kërkesën e deputetëve të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme në ora 15:00, pas kërkesës së liderit të opozitës, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë do të diskutohet për aktualitetin e krijuar për taksës dhe raportet me ShBA-në.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Kryesia morri vendim sipas kërkesës të PDK-së që  sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar rrezikimin e marrëdhënieve që kjo qeveri është duke shkaktuar me partnerin strategjik ShBA-në, pasi çdo ditë kemi deklarim të zyrtarëve amerikan jo vetëm suspendim të mjeteve por edhe të tërheqje të trupave amerikane”.

“Sipas kësaj logjike Kuvendi e ka për obligim jo vetëm për të diskutuar,  por edhe për të marr vendim pasi po rrezikojnë marrëdhëniet me SHBA-në. Nuk kemi mundur të mos reagojmë për këtë katastrofë prej se ekziston Kosova”.

Të ngjashme