Kuvendi mban seancën të enjten, debaton për FSK-në

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 12:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të mbahet të enjten me 9 shkurt.

Kështu bëri të ditur shefi i grupit parlamentar tw AAK-së, Pal Lekaj, pas mbledhjes së Kryesisë, por siç tha ai që të zgjasë edhe javën e ardhshme.

“Ajo që është me rëndësi është që u fut si pikë e rendit të ditës është që do të debatohet për FSK-në”, tha ai.

Sipas tij, të gjithë deputetët duhet të flasin për këtë. Në debat do të dalin konkluzionet.

E sa i përket rrëzimit të murit Lekaj tha se është mirë që është marrë hapi për rrëzimin e tij, por në rezolutë thuhet se rivitalizimi i urës duhet të bëhet siç ka qenë më 1998-99.

“Mendoj se është gabim i madh me marrëveshjen dhe qeveria është dashur të zbatojë rezolutën”, tha ai.

Lekaj theksoi se rezoluta e obligon qeverinë që të zbatojë atë ndërsa gjithçka tjetër është shkelje.

Ndërsa, deputeti Driton Çaushi, tha se çështja e zhvillimeve të fundit në veri është tepër shqetësuese.

” Ajo që po ndodhë është vetëm një manipulim dhe një cirk. E dimë që nesër do të fillojë ndërtimi i murit të ri. Kjo ka për qëllim fshehjen e dy çështjeve marrëveshja e vitit 2015 dhe e dyta është Asociacioni i Komunave i cili është synimi përfundimtar në fund të dialogut”.

Sa i përket Asociacionit pohoi se është antikushtetues.

Beqiri: Këtë javë janë dy interpelanca të kryeministrit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, deklaroi se këtë javë janë dy interpelanca të kryeministrit, Isa Mustafa.

Edhe Beqiri ka theksuar se ajo që vlen të ceket se është që dje është rrëzuar muri .

“Është mirë që është rrënua nga vet ata që e kanë ndërtuar dhe ka kaluar pa tensione”, tha Beqiri.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për ndihmë, por “kjo nuk do të thotë që ne kemi shenjë të paaftësisë”.

Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, Beqiri tha se një gjë duhet ta kenë të qartë që pa ndihmën e NATO-s dhe ShBA-së nuk mund ta bëjnë një ushtri siç duan.

“Ne do të dëshironim që të mos ishte ajo pengesa që duhet me qenë 2/3, por ekziston”, theksoi Beqiri.

Sa i përket asociacionit dhe demarkacionit, ai tha se beson se nuk ka pasur legjislaturë që e ka pasur punën më të vështirë.

” Formimi i Asociacionit  të bëhet konform marrëveshjes por në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Sa i përket Demarkacionit është obligim dhe ekziston si kriter për liberalizim. Nuk kemi qenë asnjëherë që t’i falim tokë dikujt”, tha ai.

kryesia1

Të ngjashme