Kuvendi mblidhet në seancë me 20 shtator, LDK-ja e vendosur që zgjedhjet duhet të mbahen

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 14:28 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se partia e tij është kategorike që zgjedhjet duhet të mbahet me 17 tetor siç është e paraparë me ligj, raporton Ekonomia Online.

Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, foli edhe për hapjen e arkivave të UÇK-së, duke kërkuar që me këtë temë të kihet shumë kujdes.

“Çështja e arkivave nuk ka të bëjë me luftën e UCK-së, por duhet një angazhim i ekspertëve për të parë këtë në mënyrë që mos gabohemi”, tha Gashi.

“LDK-ja do të marrë një qëndrim dhe do të marrë pjesë në këtë takim. LDK-ja mendon se zgjedhjet duhet të mbahen dhe jo të shtyhen. Mund të anulohet fushata, por jo zgjedhjet”.

Ai ka bërë të ditur se me 20 shtator do të mbahet seanca e parë për këtë sesion vjeshtor.

Të ngjashme