Kuvendi mblidhet për të zgjedhur Avokatin e Popullit

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare, me pikën e vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka dërguar emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit – Edona Hajullahu, Naim Qela dhe Xhavit Shala.

Që nga 2 korriku 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ka mbetur me ushtrues detyre. Hilmi Jashari, që mbajti këtë pozitë në pesë vjetët e fundit, ka mbetur pa mandat që nga kjo datë.

Jashari mbetet ushtrues detyre deri në zgjedhjen e Avokatit të ri, pasi që këtë ia ka mundësuar Kuvendi i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme