Kuvendi miratoi Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 64 vota Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Ky projekt ligj parasheh disa risi që vijnë si përgjigje ndaj nevojave bashkëkohore për të targetuar çështjet e pasurisë së zyrtarëve publikë, thuhet në një komunikatë të Ministrisë Drejtësisë, e cila ka mirëpritur miratimin e ligjit.

Projektligji ndër të tjera mundëson deklarimin e pasurisë online me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial, të kontribuojë në ngritje të transparencës dhe do të mundësojë përcjelljen e trendëve të pasurisë së zyrtarëve publikë.

Të dhënat e regjistruara në këtë data-bazë do të jenë lehtësisht të transferueshme edhe në regjistrat e institucioneve tjera ligj-zbatuese për qëllime të hetimit penal apo administrativ.

Në anën tjetër është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë zyrtarët e lartë dhe zyrtarët publikë si dhe kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë.

Projekt ligji i ri është punuar në bashkëpunim të ngushte me të gjitha institucionet relevante si dhe me institucionet ndërkombëtare, si, Zyrën e UNDP në Kosove, Zyrën e BE në Kosovë, Ambasadën e SHBA-se, Këshillin e Evropës dhe organizatat jo-qeveritare.

Kuvendi i Kosovës, po ashtu, ka votuar në parim Projektligjin për akcizën në produkte të duhanit.

Të ngjashme