Kuvendi miraton ndryshimet e Ligjit për Fondet Pensionale

Prishtinë | 22 Sht 2016 | 16:09 | Nga

Me 47 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes kërkuan që të tërhiqet drafti aktual dhe të përmirësohet.

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje tha se ky projektligj nuk i plotëson nevojat për ta rregulluar këtë fushë. Ajo tha se është e papranueshme qasja e qeverisë dhe mënyra e amandamentimit të këtij ligji, sepse po bëhet pa ndonjë analizë paraprake, ku qeverisë i duhet për interesa të veta dhe jo të qytetarëve.

”Ndryshimet e propozuara nuk krijojnë më shumë siguri. Qeveri po synon të marrë më shumë para nga trusti, pa e bërë të qartë se ku do t’i investoj këto para”, tha ajo.

Edhe Faton Topalli i Vetëvendosjes tha se me këto ndryshime Qeveria po dëshiron të ketë qasje në Fondin e pensioneve dhe kërkoi që ai të mos miratohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme