Kuvendi miraton Raportin vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 12:10 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Seancën e Kuvendit të Kosovës u shqyrtua Raporti vjetor i Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017.

Hajdar Beqa, në emër të Komisionit për Legjislacion, ka thënë se Agjencia për ndihmë juridike falas nuk ka arritur t’i hapë zyrat mobile në gjithë Kosovën, për shkak të mungesës së buxhetit.

Ai kërkoi që të përkrahet dhe të miratohet ky raport.

“Agencia për ndihmë juridike falas ka përmbushur shtrirjen nëpër disa qendra për të bërë mbulueshmërinë të plotë të territorit të Kosovës ku parashihen të hapen zyra mobile në gjithë Kosovën. Për mungesë të mjeteve financiare agjencia nuk ka pasur mundësi të hapë zyrat në Kosovë”.

Nezir Çoçaj, nga PDK-ja, tha se kjo parti e përkrahë dhe e voton këtë raport pasi që, sipas tyre, puna e agjencisë jep rezultate të përfunduara me sukses, raporton Ekonomia Online.

“GP i PDK-së e ka shqyrtuar raportin. Ky raport pasqyron punën e kësaj agjencie, të gjitha rastet për ndihmë juridike ose kanë përfuduar me sukses, ose janë në procedurë, që tregon për punën në raport me qytetarët. Kontributi që zyra po jep edhe për studentët është e rëndësishme. GP i PDK-së e përkrah këtë raport”.

Sami Kurteshi nga GP i LVV-së, tha se do duhej të shtyhej seanca, pasi që kjo agjenci është pjesë e Avokatit të Popullit dhe do duhej të ishte përfaqësuesi i saj për të deklaruar për të gjeturat e kësaj agjencie.

“Agjencia për ndihmë juridike falas, pajtohem me kërkesat e deputetëve për agjencinë për problemet që ka. Agjencioni është pjesa tjetër e institucionit të Avokatit të Popullit. Ky i fundit e ka për obligim gjetjen e shkeljeve dhe raportimin në Kuvend për gjetjet dhe shkeljet”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është ftuar Avokati i Popullit, mirëpo ai gjendet në Shkup, raporton EO.

Ai kërkoi që të shtyhet pika ku do shqyrtohej raporti i Avokatit të Popullit, pasi që, sipas tij, do duhej të ishte Avokati i Popullit për të qenë korrekt para deputetëve që të sqaronte të gjeturat edhe të raportit të këtij institucionit por edhe të gjeturat e Agjencisë për ndihmë juridike falas.

“Pavarësisht politikave të cilat janë kurrë mos e tjetërso, nuk jam as me mbrojtë, as me akuzu Avokatin e Popullit. Unë thashë e kemi ftu ditën e hënë, na ka sjellë një letër të martën se ka shku në Shkup, ka mundur të vjen 1-2 orë. Unë insistova me vazhdu tutje për me dërgu një mesazh, jo me respektu kryesuesin por juve si deputetë, për t’ju drejtuar juve”, ka thënë Veseli.

Kurteshi tha se kërkuan të shtyhet seanca pasi që do duhej të ishte i pranishëm Avokati i Popullit që të japte detaje edhe për të gjeturat në raportin e Agjencisë për ndihmë juridike falas.

Muharrem Nitaj, nga AAK-ja, tha se nuk ka nevojë që të merren me çështjen se nuk është shqyrtuar apo jo raporti i Avokattit i Popullit, por duhet të vazhdojnë me seancë.

“Çka ndodh nëse ne nuk e votojmë raportin e Avokatit të Popullit, asgjë nuk ndodh. Të mos merremi me debate të kota, por te vazhdojmë me punë”.

Votuan 64 deputetë: 56 për, 1 kundër, 7 abstenime.

Të ngjashme