Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 19:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 79 vota dhe asnjë kundër Projekt-Rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, Bilall Sherif, gjatë prezantimit kërkoi që Kuvendi të miratojë këtë rezolutë

“Pas një debati të gjerë ne kemi arrit të përfshijmë disa nga sugjerimet e dala nga deputetët”

“Komisioni i propozon Kuvendit të miratoj këtë rezolutë për gjenocidin e kryer në Kosovë”

Sherifi ka lexuar pikat e rezolutës me kërkesat ndaj Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, ku më pas u votuan nga deputetët.

Më pas kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 21.

Të ngjashme