Kuvendi miraton rezolutën për të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim u votua për herë të dytë për shkak se herën e parë nuk pati kuorum sepse votuan vetëm 66 deputetë.

Gjatë votimit për herë të dytë, Kuvendi miratoi traktatin për Ekstradim sepse 83 deputetë votuan për dhe pati vetëm 1 abstenim, raporton Ekonomia Online.

Për Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për personat e dënuar, votuan 84 deputetë. Të gjithë votuan për.

Kuvendi miratoi Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017, sepse 80 deputetë votuan për, 7 kundër dhe pati 3 abstenime, raporton EO.

Kuendi miratoi edhe rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV-së. Për këtë rezolutë votuan 78 deputetë: 67 për, 6 kundër, 5 abstenime.

Të ngjashme