Kuvendi miraton vendimin e Qeverisë për zgjatje buxhetore

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 10:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë politike kanë votuar pro vendimit për zgjatjen buxhetore për muajin mars të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Të gjitha grupet parlamentare thanë se marrë parasysh kërkesat dhe nevojat që ky buxhet të votohet, thanë se do ta kenë votat e gjithë deputetëve.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të shtyhen ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Bislimi është shprehur se shtyrja e ndarjes buxhetore për 2 muaj, janar dhe shkurt ka qenë e pamjaftueshme.

“Në këtë mbledhje të Kuvendit paraqes kërkesën për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars në mënyrë që të sigurojmë kryerjen e obligimeve deri në miratimin e buxhetit. Ministria e Financave në përcaktim me ligjin, pasi është plotësuar kushti ligjor ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore për dy muajt e parë të vitit 2020. Mirëpo tani kjo ka mjaftuar vetëm për mbulimin e shpenzimeve vetëm deri më 28 shkurt. Ne kemi konstatuar se zgjatja e ndarjeve buxhetore për 2 muaj nuk ka qenë e mjaftueshme për plotësimin e nevojave për disa kategori. Kjo zgjatje buxhetore do të vlejë deri në hyrjen në fuqi të ligjit për buxhetin deri në vitin 2020”, tha Bislimi në Kuvend.

Kjo kërkesë u votua me 100 vota pro ndarjes buxhetorë për muajin mars.

Të ngjashme