Kuvendi në Ditën e Demokracisë zgjedh fotografinë më të mirë e mban kuiz me nxënësit

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën e Demokracisë Kuvendi ka zgjedhur edhe fotografinë më të mirë, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi i Kosovës pak ditë më parë kishte hapur një konkurs për fotografitë më të mira, ku nga 10 fotografi sa ishin të ekspozuara në oborrin e Kuvendit, 3 vendet fituese u shpërblyen me të holla.

Vendi i tretë i takoi Driton Bublakut, i cili fitoi 100 euro; Vendi i dytë i takoi Berat Gashit, i cili fitoi 150 euro dhe vendi i parë i takoi Bujar Morinës, i cili fitoi 200 euro.

Gjithashtu u mbajt edhe kuizi i diturisë, i cili u zhvillua mes shkollës “Hasan Prishtina” dhe shkollës “Emin Duraku”, dy shkolla fillore nga Prishtina.

Me këtë rast Kuvendi organizata nga shoqëria civile të cilat monitorojnë punën e Kuvendit u prezantuan përmes një panairi në oborrin e Kuvendit.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se në vitet e fundit, Kuvendi i Kosovës, ka ndërmarrë hapa pozitiv në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies brenda këtij institucioni.

“Kuvendi i Kosovës tash e sa kohë ka ndërmarrë hapa pozitiv në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies brenda Kuvendit pasi ekziston forumi për transparencë parlamentare i cili ka punuat nq vazhdimësi për të rritur transparencën dhe llogaridhënien karshi qytetarëve”, tha Murati.

Murati u shpreh se Kuvendi i Kosovës ende çalon në aspektin e publikimit të raporteve financiare, pasi sipas tij, këto raporte edhe pse janë të parapara të publikohen çdo 3 muaj, ato nuk publikohen me kohë.

“Normalisht nuk duhet Kuvendi të vetë kënaqet për këto hapa, pasi ka hapësirë edhe më tutje, sidomos në aspektin e transparencës financiare e dimë që Kuvendi në afate 3 mujore i publikon raportet financiare mirëpo zakonisht këto raporte publikohen më vonë dhe është problematike që qytetarët të jenë të informuar në kohë reale se çka ndodhë me financat e Kuvendit, në përgjithësi Kuvendi nëse matet me institucionet e tjera por edhe me parlamentet e vendit të rajonit, mund të themi se ka një nivel të mirë të transparencës dhe administratës së punës së Kuvendit”, tha Murati.

Të ngjashme