Kuvendi në ora 14:00 diskuton për Tribunalin për gjenocidin serb

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 10:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që pikat që kanë të bëjnë me krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, rezolutën, ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, ndërtimin e Memorialit të dëbimit dhe caktimin e ditës së gjenocidit, të vazhdojnë nga ora 14:00.

Ndërsa pjesa e parë do t’i kushtohet pyetjeve parlamentare dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi që pikat për Tribunalin për gjenocidin serb të diskutohen në ora 14:00

“Pas dy pikave të para seanca fillon në orën 14:00 duke pasë parasysh familjarët dhe shoqatat e të pagjeturve të luftës”.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, propozoi që të mbahet një minut heshtje për veprimtarin Ukshin Hoti. Kjo kërkesë erdhi për shkak të përvjetorit të Hotit.

Por, kreu i Kuvendit, tha se kjo kërkesë nuk mund të reazliohet.

“Nuk guxojmë me mbajt heshtje për njerëzit që janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre”.

Deputeti i AAK-së, Daut Hardinaj ndërkaq propozoi që këto dy pika të largohen nga rendi, por nuk kaloi me mocion.

“Të kalojmë direkt te pjesa për çka jemi thirr në këtë seancë”.

Kurse deputeti i VV-së Sami Kurteshi, propozoi që Kuvendi të zhvillojë punimet në bazë të agjendës.

“Unë kisha propozuar që me shku sipas agjendës”.

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci tha se po luhet me fatin e personave dhe faimiljarëve, duek shtuar se po bëhet “hajgare” qe 20 vjet me ta.

“Është e padrejtë që sot është ditë që është përvjetori i Ukshin Hotit dhe e dyta sot këtu janë familjarët që po presin për seancë”.

“Çështjet e sotme janë shumë serioze, pothuajse nga secila parti ka deputetë që marrin pjesë në organizimet e përvjetorit. Është tu u bo hajagre që 20 vjet me këtë çështje”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2306991416255631/

Të ngjashme