PSD kërkon diskutim për dialogun, Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 12:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentarit  Kadri Veseli i është dashur ta dërgojë Kuvendin në pauzë deri në orën 14:00, në mungesë të kuorumit.

LDK ka bojkotuar sërish seancën.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, kërkoi që ajo të vazhdojë javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Seanca e Kuvendit filloi me kërkesën e PSD-së për mocion procedural rreth diskutimit dhe miratimit të një rezolute, me të cilën do të kërkohet që kompetencat për dialogun t’i ketë Kuvendi dhe jo presidenti.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka kërkuar që të flitet për dialogun me Serbinë. Sipas tij, Kuvendi është përjashtuar nga ky proces.

“Kërkoj që urgjentisht të diskutohet çështja e dialogut me Serbinë, e cila po vazhdon nga Zyra e presidentit dhe ne të cilën kuvendi është i anashkaluar  i përjashtuar. Kërkoj nga deputetët që ta votojnë këtë kërkesë timen”, theksoi Ymeri.

Kërkesës së PSD-së i ka dhënë edhe LDK dhe Vetëvendosje, ndërsa PDK e cilësoi jo urgjente.

“Kur doli zotëri Ymeri, mendova që na ka shpall luftë ndokush. Nuk është urgjente çështja e dialogut se e kemi diskutu. Asgjë urgjente, as e jashtëzakonshme nuk ka ndodh për neve, është paarsyeshme. Ne e kuptojmë nevojën për protagonizëm. Mendojmë që nuk ka urgjencë për me hedh në pikë të parë por mundemi nesër masnesër kudo”, theksoi Memli Krasniqi.

Në anën tjetër, Kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi që për debate të tilla deputetët të jenë më të përgatitur.

“Ne kemi furnizu parlamentin me raport për të arriturat dhe sfidat në arritjen e marrëveshjeve. Një raport konkret. Kemi filluar një përgatitje për një srancë kur do të mundemi me diskutu për atë që ka ndodh dhe si duhet të ndodhë ma tutje. Mirëpo, më duket që aktivizimi i sotëm për debat është njëfarë nxitimi”, theksoi Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, kërkesën e PSD-së e vlerësoi si zbehje të arritjes së rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave. Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma SocialDemokrate premtoi përkrahje, mirëpo pas përfundimit të pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

“Urgjencat kanë natyra të ndryshme …unë e kuptoj këtë urgjencë si urgjencë ditore, por jo urgjencë të orës, për faktin se i kemi disa ligje duhet të përfundojmë. Ne si deputetë të Nismës do ta votojmë këtë, por në seancën e re”, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme