Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën plenare të radhës duke filluar nga ora 10:00.

Në rendin e ditës do të jenë 15 pika.

Rendi i ditës:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës

2.  Pyetjet parlamentare,

3.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 

4.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5.  Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+)    (ada numri referues 8116-00-2020)”,

7.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

8.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, 

9.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

10.  Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

11.  Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, 

12.  Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

13.  Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

14.  Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

15.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme