Kuvendi nesër vazhdon mbajtjen e seancës plenare

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovë nesër (e enjte), do të vazhdojë mbajtjen e seancës plenare, ku janë paraparë tetë pika të rendit të ditës.

Sipas komunikatës për medie, seanca plenare do të mbahet nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,
  2. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,
  3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,
  4. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  5. Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  7. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,
  8. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Të ngjashme