Kuvendi nuk e voton Projektligjin për Traktatin mes Kosovës dhe Hungarisë

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 11:08 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, nuk arriti numrin e nevojshëm të votave, sepse votuan vetëm 67 deputetë.

Albulena Haxhiu tha se nëse duan që LVV-ja të votojë për Projektligjin për Traktatin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe për marrëveshje ndërkombëtare duhet që së pari deputetët të votojnë për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

Por kryetari i Kuvendit tha se nuk mund të kalohen pikat, duhet të votohen me rend.

“Ne nuk mundemi edhe po qe dëshirojmë. Përmes procedurave shkojmë në këtë pastaj në atë tjetrën, mos ta komplikojmë situatën, lufta ndodh në Kuvend. Nëse doni votoni ju si GP parlamentar apo jo”.

Të ngjashme