Kuvendi nuk miraton Projektligjin per ekzekutimin e sanksioneve penale

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 12:58 | Nga

Kuvendi i Kosovës në vazhdim të seancës plenare nuk ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, në lexim të dytë kanë kaluar Projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe Projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Gjithashtu, është miratuar në lexim të dytë projektligji për plotësimin e ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ndërsa nuk është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet.

Projektligji për mbrojtjen nga zhurma ka kaluar në lexim të tretë, ndërkohë, është formuar komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme