Kuvendi nxjerr rezolutë për Haradinajn, pezullohet dialogu

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 12:13 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës, me 78 vota për, miratoi rezolutën për Ramush Haradinajn.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, tregoi pikat e rezolutës së harmonizuar, raporton Ekonomia Online.

1. Lirimi i Haradinajt të ndodhë sa më shpejt.

2. Të pezullohet dialogu deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

3. Qeveria të kërkojë nga BE-ja që të largojë të gjitha akuzat e lëshuar nga Serbia.

Glauk Konjufca tha se në këtë rezolutë u bë një kompromis, me ndërhyrjen e pushtetit. “Në rezolutën e mëhershme fletarrestet ishin kusht”, ka thënë ai.

Të ngjashme