Kuvendi ratifikon marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 16:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me propozim të Ministrit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, në Kuvendin e Kosovës është votuar Ligji për Ratifikimi të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ për bashkëfinancimin e Projektit “Creating Employment Through Export Promotion”(CETEP). Projekti “Krijimi i Vendeve të Punës Përmes Promovimit të Eksporti” është bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it gjerman, me vlerë 2.4 milonë euro, nga të cilat 1.2 milionë ndahen nga MIN, ndërsa 1.2 milionë të tjera nga GIZ.

Me rastin e votimit në Kuvend të këtij ligji, Ministri Beqaj ka deklaruar se projekti CETEP ka vlerë 4.2 milionë eruo dhe do të shërbejë për përkrahjen e sektorit privat, prodhimit, eksportit dhe grave në biznes, duke theksuar se me këtë projekt do të rriten fondet për përkrahje të sektorit privat në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Ai ka thënë po ashtu se me qëllim të rritjes së kredibilitetit të procesit të ndarjes së fondeve, të gjitha procedurat e projektit do të ekzekutohen nga GIZ, me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe dyfishimin e mjeteve financiare.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në kuadër të aktiviteteve në përkrahje të sektorin privat, në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ndërmarrësisë, në vazhdimësi po gjen përkrahje edhe të partnerëve ndërkombëtarë, në realizimin e e objektivave në fuqizimin e ekonomisë digjitale, rritjen e punësimit dhe avancimin e shërbimeve të ndërmarrjeve kosovare.​

Të ngjashme