Kuvendi ratifikon tri marrëveshje ndërkombëtare

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 14:55 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi ka ratifikuar tri marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me bashëpunimin e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

Marrëveshjea Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, është miratuar me 96 vota “për” dhe 8 abstenime, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” ka kaluar me 96 “për”, 2 “kundër” dhe 7 abstenime.

Ndërsa marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, ka kaluar me 97 vota “për”.

Votimi i projektligjeve filloi me 107 deputetë prezent në sallë. Me kërkesë të 53 deputetëve të opozitës u mbajt senanca e jashtëzakonshme për të ratifikuar këto marrëveshje.

Të ngjashme