Kuvendi s’diskuton për komisionin hetimor rreth “gylenistëve”

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 16:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me fillimin e vazhdimit të punimeve të Kuvendit të Kosovës pas pauzës, deputetët kanë miratuar propozimin e komisionit për Arsim lidhur me futjen në rend të ditës ratifikiminim e anëtarëve të Agjencionit të Akreditimit.

Ky propozim i bërë nga deputeti Ismajl Kurteshi mori aprovimin e 60 deputetëve, një deputet abstenoi, ndërsa kundër votoi një deputet, raporton Ekonomia Online.

Deputetët u pajtuan që kjo pikë të diskutohet menjëherë pas miratimit të procesverbalit.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, para se Kuvendi të shkonte në pauzë, kërkoi nga deputetët që të përkrahin propozimin që edhe themelimi i komisionit hetimor për deportimin e shtetasve turq të futet në rend të ditës.

Mirëpo çështja e kryesimit të këtij komsioni ngriti debat në Kuvend lidhur me atë se kush duhet të udhëheq këtë komison, inicuesi i komisionit apo përkrahësit.

Memli Krasniqi, nga PDK tha se kjo duhet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sepse nëse futet në rendin e ditës në seancën e sotme, sipas tij, kjo do të ishte shkelje e marrëveshjes së grupeve parlamentare.

“Në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të duhet të shqyrtohet e të futet në formë të rregullt pasi nëse e fusim tani në seancë do të shkelim marrëveshjen e grupeve parlamentare”.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrahën propozimin e deputetit Avdullah Hoti, për shkak se pasi ka shumë pika për tu shqyrtuar do të duhen disa ditë për të përfunduar punimet e senacës së sotme, andaj u tha se do të ishte më mirë që të futej më herët.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se kjo çështje nuk është e ngutshme dhe se duhet të veprohet sipas rregullores.

“Më mirë është që ta kryejmë sipas rregullores sepse nuk është një çështje e ngutshme”

Bilall Sherifi nga NISMA ka qenë i pajtimit që kjo çështje të futet në rendin e ditës.

“Ne mund ta fusim në rend dite dhe zonja Haxhiu të thirrë mbledhjen e komisionit për legjislacion e të merret vendimi”.

Kryetarja e komisionit parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu,

“Jemi të ngarkuar për të infromuar për themelimin e komisionit hetimor për deportimin e shtetasve turq. Për shkak se sot ka shumë pika, nesër komisioni për legjislacion mund të mblidhet urgjentisht për të trajtuar këtë çështje”.

Pas mbledhjes së komisionit për Legjislacion, kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, prezantoi vendimin e komisionit që ajo udhëheq para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Komisioni për legjislascion ka shqyrtuar lidhur me kryesimin e komisionit hetimor parlamentar që ka të bëjë me deportimin e shtetasve turq. Vlerësojmë se inicuesi i debatit parlamentar është LDK, dje mbi këtë bazë është formuar komisioni hetimor kryesimi i të cilit nuk mund të bëhet nga LDK-ja sepse është ai që e ka iniciar kërkesën për debat. Këtë kryesim nuk mund ta bëjë grupi parlamentar inicue. Këtë kryesim mund ta bëj ose LVV ose GDP”.

Mirëpo lidhur me këtë vendim nuk është pajtuar Hajdar Beqa i PDK-së, i cili njëherësh është edhe anëtar i komisionit.

Beqa tha se për këtë çështje si deputet do të konsultojë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pas përsëritjes për herë të tretë të votimit për futjen në rend të ditës propozimin e GP të LDK-së për formimin e komisionit hetimor lidhur me deportimin e shtetasve turq, ky propozim nuk mori mbështetjen e kourumit.

Edhe pse në sallë ishin mbi 65 deputetë në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë.

Të ngjashme