Kuvendi s’e shkarkon Bordin e ZRrE-së

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 14:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar mocionin e LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi që ky mocion në Kuvend mori 22 vota pro, 53 kundër.

Mocioni u propozua nga LDK, me përkrahje edhe nga PDK e AAK.

Arsye e propozimit ishte mos-zbatimi i vendimit të Gjykatës Themelore për shfuqizimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Kundër të njëjtit ishte partia në pushtet, Vetëvendosje.

Të ngjashme