Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 14:30

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 13:03 | Nga Kastriot Kokollari

Pas më shumë se dy orësh diskutime, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauze deri në ora 14:30, raporton Ekonomia Online.

Në seancën pleanare që ka filluar në ora 10:00, kanë qenë disa pika të rendit të ditës.

Pas pauzës pritet të shqyrtohet Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të RTK-së. Po ashtu edhe do të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Të ngjashme