Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 15:00

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 14:09 | Nga Kastriot Kokollari

Pas më shumë se tri orësh diskutim, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në ora 15:00, raporton Ekonomia Online.

 Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

Nga deputetët e opozitës u kërkua që të bëhet depolitizimi i arsimit.

Ndërsa deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri, ka kërkuar që të lejohet mbajtja e mbrëmjes e maturës. Ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave për mbajtjen e maturave.

Tutje, Ajo tha se vendimi i qeverisë e ndalon, derisa tha se ky vendim është marr për mirëqenien e nxënësve.

Të ngjashme